Aktualitet

Banorët e ‘5 Majit’ sërish në protestë! Bllokojnë Medresesë: Të enjten në Kuvend!

31 Janar 2022, 16:10 Nga DOSJA
Banorët e ‘5 Majit’ sërish në protestë!

TIRANË– Banorët e zonës së “5 Majit” dhe Laprakës kanë dalë sërish në një protestë kundër shembjes së banesave të tyre. Për më shumë se një orë, ata bllokuan kryqëzimin e tregut të Medresesë, duke radhitur edhe njëherë kërkesat e tyre. Me megafon në dorë, ata kërkuan takim me kryeministrin Edi Rama, ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Duke premtuar edhe tubime pranë banesave të tyre, protestuesit kërkuan shpronësim dhe dëmshpërblim me çmimin e tregut të të gjitha objekteve të rrënuara dhe të tjerëve që pritet të kenë të njëjtin “fat”. Edhe pse kanë pasur përplasje me efektivët e Policisë që ruanin rendin në tubim, sërish banorët kanë mundur që të përcjellin mesazhin e tyre, edhe pse të vetëm, pa mbështetjen e asnjë deputeti, e tërësisht të injoruar edhe nga shteti. Lëvizja e tyre e radhës është paralajmëruar të enjtën në orën 9:30 para derës së Kuvendit, ndërsa kanë nisur që të planifikojnë edhe mbajtjen e një tubimi edhe poshtë godinës së Kryeministrisë.

Protestat e banorëve kanë nisur prej disa muajsh, por më 19 janar të këtij viti, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ndërmori aksionin për prishjen e banesave në zonën e 5 majit në Tiranë duke i hapur rrugën procesit të rindërtimit. Shembja e banesave u shoqërua me kundërshtinë e banorëve, të cilët u përplasën me efektivët e Policisë. Ndërsa në total, në këtë zonë pritet që të preken 430 në total nga projekti i rindërtimit. Ndërsa banorët pretendojnë se në të këtë zonë do të ndërtohen edhe kulla dhjetra-katëshe me njësi biznesi dhe qendra tregtare. Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK, kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë Tiranë për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera, teksa akuzojnë se në këtë zonë do të ndërtojë Anton Gjinaj alias Pashk Rapi, person me rekorde të rënda kriminale.

Banorët e të dy zonave i bën bashkë e njëjta kërkesë: dëmshpërblimi! Asnjë prej tyre nuk ka dalë kundër projekteve, por kërkojnë shpronësimin sipas rregullave, duke marrë parasysh se një pjesë e tyre kanë certifikatë pronësie, ndërsa pjesa tjetër janë në proces legalizimi në pritje të marrjes se statusit të plotë të pronësisë. Në Laprakë, për shkak të lotit të Unazës do të preken 700 shtëpi banimi, ndërsa tek “5 maji”, 430 të tilla. Mesa duket pas 2 vitesh, historia e Astirit përsëritet! Edhe pse banorët protestuan për 2 vite, sërish banesat u shembën, e sot kanë ende qindra familje të mbetura pa strehë ndërsa i vetmi dëmshpërblim që morën nga qeveria ishte bonusi i qerasë për disa vite.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

S’ndalen! Prishja e banesave tek ‘5 maji’ e në Laprakë,protesta e radhës tek Kuvendi

Mënyra e re e organizimit! Gazetari:Protesta e radhës tek kryeministria,më shkruani!

‘Po na provokon Policia’/ Banorët e “5 majit”:S’na vrisni dot, ai Çako mashtruesi…

Plasi! Policia shtyn banorët e “5 majit”, të gjithë me maska në fytyrë

Thirrje Ramës!Banorët e “5 majit”:Do të vijmë tek shtëpia, s’duam të na dëgjojë Zaho

Tensione tek protesta, Policia u ‘pret’ rrugën banorëve të ‘5 majit’, qytetarët:Mos!

Protesta, banorët e “5 majit”: Na morën shtëpinë me VKM, kontrata është e pavlefshme

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet protesta e 5 majit 31 janar 2022 tirane protesta e 5 majit 31 janar 2022 tirane

Sondazh

Poll