Aktualitet

Thirrje Ramës!Banorët e “5 majit”:Do të vijmë tek shtëpia, s’duam të na dëgjojë Zaho

31 Janar 2022, 16:27 Nga DOSJA
Thirrje Ramës!Banorët e “5 majit”:Do të vijmë

TIRANË– Një prej banorëve të zonës së “5 majit” ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se do të shkojë për të tubuar pranë shtëpive të tyre. Në fjalën e tij me megafon, ai ka kërkuar që si Rama edhe Veliaj të shkojnë e të bisedojnë me ta, ndryshe protestat nuk do të ndalen.

“Që mos të dalim në protestë zoti kryeministër, eja ulu me popullin. Nuk është gabimi ynë, është i atyre pushtave të tu që ke në pushtet. Ata të Kadastrës janë hajna dhe kush ka pasur lekë i kanë dhënë legalizimin. Kam paguar taksat e shtetit. I bëj thirrje kryeministrit, Erion Veliajt. Sot jemi kaq, nesër pasnesër do të bëhemi më shumë. Do vijmë tek shtëpitë tuaj. Nuk duam të na dëgjojë Zaho, por ta dini se protestat do të vazhdojnë lumë tek shtëpitë tuaj. Nuk ka ligj që na ndal. Nuk na shkelni dot si doni ju. Nuk e ndërseni dot Policinë e Shtetit kundër nesh,“-tha banori.

LAJMI KRYESOR: Banorët e ‘5 Majit’ sërish në protestë! Bllokojnë Medresesë: Të enjten në Kuvend!

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet protesta e 5 majit 31 janar 2022 protesta e 5 majit 31 janar 2022

Sondazh

Poll