Aktualitet

Protesta, banorët e “5 majit”: Na morën shtëpinë me VKM, kontrata është e pavlefshme

31 Janar 2022, 16:15 Nga DOSJA
Protesta, banorët e “5 majit”: Na morën shtëpinë

TIRANË– Banorët e zonës së “5 majit” kanë dalë sërish sot në protestë kundër prishjes së banesave të tyre. Në fjalën e tij, një prej banorëve ka kërkuar që të dëgjohen ankesat e banorëve që prej 4 muajsh dalin dhe tubojnë çdo ditë kundër shembjes së shtëpive të tyre. Ndërsa nuk pranon se edhe në “5 maji” do të ketë të njëjtin fat si edhe banorët e zonës së Astirit, ku gjithashtu u shembën qindra banesa për t’i hapur rrugë punimeve.

“Rasti i Astirit? Edhe ne jemi banorë, kemi familje, kemi të drejtë të protestojmë. Ndoshta në Astir ka ndodhur e tillë, por në zonën tonë, realisht, me aq sa kemi marrë informacione, kjo kontratë është e pavlefshme. Nuk ka interes publik. Me VKM por merren 430 banesa. Ç’a të them më shumë unë? Këta të marrin shtëpinë me VKM. Këtu nuk bie as aeroporti, as autostrada. Kemi dhënë informacion tek Komisariati numër 4 për protestën. Nuk jemi këtu për t’i bërë keq askujt. Duam të na dëgjohet fjala. Ti shohë Rama këta banorë që protestojë për 4 muaj,“-tha në fjalën e tij një prej banorëve.

LAJMI KRYESOR: Banorët e ‘5 Majit’ sërish në protestë! Bllokojnë Medresesë: Të enjten në Kuvend!

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet protesta e 5 majit 31 janar 2022 tirane protesta e 5 majit 31 janar 2022 tirane

Sondazh

Poll