Aktualitet

‘Po na provokon Policia’/ Banorët e “5 majit”:S’na vrisni dot, ai Çako mashtruesi…

31 Janar 2022, 16:40 Nga DOSJA
‘Po na provokon Policia’/ Banorët e “5

TIRANË– Policia e Shtetit po përballet me banorët e zonës së “5 majit” dhe Laprakës, të cilët po protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre. Një prej banorëve u ka shkuar pranë efektivëve duke u kërkuar që t’i lënë të vazhdojnë me misionin e tyre, ndërkohë që përmend një nga një të gjithë emrat e zyrtarëve që i kanë mashtruar në lidhje me pronat e tyre.

“Le të përleshet Policia e Shtetit me ne. Mos provokoni banorët. Është e drejta jonë me protesu’. Mund të na fusni në burg, por ne do dalim. S’kemi çfarë të na bëni! Nuk na vrisni dot. Turp të keni! Do t’ju marrin edhe shtëpitë tuaja. Mos provokoni! Kaq! Me taksat tona e merrni rrogën ju. Bashkia me taksat tona ushqehet. Kafshë! Kemi 4 muaj që protestojmë. Ia kemi parë sherrin Erion Veliajt gjithë jetën. Bashkë me atë mashtruesin, atë Çakon. Do ketë protesta përditë. Nuk kanë ku shkojnë këta. Mazniku krijon kompani dhe ia jep firmave private,“-thotë banori para efektivëve të Policisë.

LAJMI KRYESOR: Banorët e ‘5 Majit’ sërish në protestë! Bllokojnë Medresesë: Të enjten në Kuvend!

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet protesta e 5 majit 31 janar 2022 tirane protesta e 5 majit 31 janar 2022 tirane

Sondazh

Poll