Aktualitet

Pranë antenave! Dyshohet i qëllimshëm, zjarr në zonën mes Llogarasë dhe Dhërmiut

31 Janar 2022, 13:31 Nga DOSJA
Pranë antenave! Dyshohet i qëllimshëm, zjarr në zonën

VLORË– Një vatër zjarri ka rënë ditën e sotme në zonën mes Llogarasë dhe Dhërmit. Flakët ndodhen shumë pranë antenave të celularëve. Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë vënë qëllimisht.

Forcat zjarrëfikëse janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit e Himarës, të ndihmuar dhe nga ata të Vlorës. Specialistët e zonave të mbrojtura shprehen se zjarri nuk rrezikon pyjet, pasi maja e malit është e mbuluar nga bora, që do të ndihmojë në shuarjen e flakëve.

 

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr zjarr ne llogara zjarr zjarr ne llogara

Sondazh

Poll