Aktualitet

“Njoftoni”/ Policia e kërkonte, kush është Alfred Marku,liria i kushtoi 10 mijë euro

31 Janar 2022, 17:26 Nga DOSJA
“Njoftoni”/ Policia e kërkonte, kush është Alfred

DURRËS– Dy efektivë të Policisë së Shtetit janë vënë në pranga dje me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi liruan për 10 mijë euro Alfred Markun. Ky i fundit ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar në vitin 2018 me vendim të formës së prerë nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda me 10 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

I shumëkërkuari nga Mirdita ishte prej disa kohësh në vëmendjen e Policisë, të cilët kishin shpallur edhe një njoftim ku kërkonin ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij. Por edhe pse ia dolën që të siguronin vendndodhjen e tij, sërish operacioni u dështoi, kësaj here për shkak të 2 efektivëve.

Marku, Viktor Lekgegaj dhe disa persona të tjerë, në vitin 2015 kanë trafikuar lëndë narkotike kanabis në Kosovë. Deri më tani Lekgegaj është kapur bashkë e Gëzim Çelën, të njohur ndryshe si ‘Baroni i Drogës’, ndërkohë që në kërkim u shpallën Arif Çela, Fran Merdhoci dhe Alfred Mikeli.

SHIKO EDHE KËTË:

I morën 10 mijë euro! Lanë të lirë të Alfred Mikelin, arrestohen 2 policë në Durrës

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet alfred marku durres gëzim lluka policia e shtetit spak viktor buça alfred marku durres gëzim lluka policia e shtetit spak viktor buça

Sondazh

Poll