Aktualitet

Përplasje bashki-prefekt në Vlorë, këshilli voton buxhetin, Mamaj kundërshton

31 Janar 2022, 12:03 Nga DOSJA
Përplasje bashki-prefekt në Vlorë, këshilli voton buxhetin,

VLORË – Këshilli Bashkiak i Vlorës dhe Prefekti i qarkut Flamur Mamaj po përplasen lidhur me miratimin e buxhetit vjetor për bashkinë bregdetare. Ditën e sotme, këshilltarët bashkiak miratuan sërish projektbuxhetin e hartuar, i cili ishte kthyer pas nga prefekti Mamaj. Ky i fundit kishte dërguar në relacion vërejtjet për këtë projektbuxhet.

Ai nënvizon se caktimi i tarifave për pastrim, ndriçim dhe gjelbërim për bizneset me të ardhura deri të 8 milionë lekë është në kundërshtim me paketën fiskale. Së dyti, ai konstaton se pjesa e buxhetit për pastrimin e qytetit është më e vogël se viti i kaluar edhe pse është rritur taksa e pastrimit.

Së treti, Mamaj thekson se nuk ëshëtë garantuar përmbushja e detyrimit ligjor për mirëmbajtjen e tokës bujqësore. Së fundmi, prefekti i Vlorës shton se nuk janë llogaritur detyrimet ndaj kreditorëve dhe furnitorëve.

KRITIKAT E PREFEKTIT FLAMUR MAMAJ
1- Emërimet e tarifave, pastrim, ndriçim, gjelbërim për bizneset më të ardhura nga 0-8 mln lekë bien ndesh ne ndryshimet e miratuara në paketën fiskale miratuar në nëntor 2021.

2-Buxheti i parashikuar për pastrimin në qytet është më i ulët se në vitin paraardhës, duke mos reflektuar rritjen e taksës së pastrimit më 40-70 % për kategori të ndryshme të biznesit.

3-Mospërmbushjen e detyrimit ligjor për mirëmbajtjen e tokës bujqësore. Për mirëmbajtjen e saj është parashikuar më pak se 40% e të ardhurave që vijnë nga taksat për tokën bujqësore , në zërin e investimeve.

4- Nuk janë përfshirë në zërin e shpenzimeve, detyrimet ndaj kreditorëve dhe furnitorëve.

Kjo përplasje vjen pas mosmarrëveshjeve mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli. Pritet të shikohet se çfarë hapi do të marrë prefekti i Vlorës pas votimit unanim të buxhetit të 2022 për Vlorën.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet flamur mamaj keshilli bashkiak i vlores flamur mamaj keshilli bashkiak i vlores

Sondazh

Poll