Politike

SPAK kërkoi 12 vite burg, Tahiri: Kërkoj kohë për shqyrtimin e provave

31 Janar 2022, 12:53 Nga DOSJA
SPAK kërkoi 12 vite burg, Tahiri: Kërkoj kohë për shqyrtimin

TIRANË– SPAK ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, që ulet në 8 vite me gjykim të shkurtuar. Tahiri ka kërkuar pafajësinë brenda sallës, duke u shprehur se kërkon më shumë kohë që të njihet me provat.

‘Ju kërkoj me përulësi të na jepni kohë për shqyrtimin e provave sepse do ta dini se jam i pafajshëm”-mësohet të ketë thënë Tahiri.

Sipas “Neës24”, Tahiri kishte shkuar i përgatitur në sallën e gjyqit, pasi kishte marrë me vete dhe një tabelë ku kishte caktuar detaje nga dosja e tij. Ai i ka kërkuar trupës gjykuese që të veprojë me profesionalizëm dhe të veprojë mbi bazë të provave.

Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është paraqitur sot në Apelin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku ka rinisur procesi ndaj tij. Mësohet se Prokuroria u qëndron akuzave që ka bërë edhe në shkallën e parë, duke kërkuar dënimin e ish-ministrit Tahiri me 12 vite burg.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike gjyqi i saimir tahirit saimir tahiri gjyqi i saimir tahirit saimir tahiri

Sondazh

Poll

Politike 30 Janar 2022, 18:08

REL: Putin në “fazën e Millosheviçit”

Janë bërë gati tetë vjet prejse Rusia ka ndërhyrë në Ukrainë dhe ka aneksuar Gadishullin e Krimesë – gjë që ka nxitur një sërë sanksionesh ndërkombëtare kundër ...