Politike

VD-Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë, PD: Shkak, Edi Rama

31 Janar 2022, 10:59 Nga DOSJA
VD-Shqipëria me pagën minimale më të ulët në

TIRANË – Partia Demokratike fajësoi kryeministrin Edi Rama dhe qeverisjen e tij për renditjen e vendit tonë nga Zyra e Statistikave të Bashkimit Evropian (Eurostat) për pagën minimale më të ulët në kontinetin e vjetër. Nëpërmejt deputetes Ilda Dhori, partia më e madhe opozitare deklaron se niveli i lartë i korrupsionit në Shqipëri pengon demokracinë, zhvillimin ekonomik të tregut të lirë.

Në këtë mënyrë, PD shton se lufta ndaj korrupsionit është interes kombëtar dhe bëri thirrje që shqiptarët të ndahe njëherë e mirë nga e kaluara dhe korrupsioni.


DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DEPUTETJA ILDA DHORI

Të dhënat e fundit të publikuara nga Zyra e Statistikave të Bashkimit Evropian tregojnë se Shqipëria vijon të mbetet vendi me pagën minimale më të ulët në Europë.

Kjo statisitikë e Eurostatit, që konfirmon ngecjen në vendnumëro të vendit tonë, është ilustrimi më kuptimplotë i pasojave që ka korrupsioni, si armiku i mirëqënies së shqiptarëve, për të cilin pak ditë më parë, raporti i prestigjozes Transparency International, shënonte një tjetër përkeqësim për Shqipërinë.

Korrupsiuni i përhapur në cdo nivel të qeverijses së Edi Ramës, është arsyeja pse Shqipëria ka paga më të ulëta në Europë dhe shkallën e varfërisë më të lartë në Rajon.

Korrupsioni që gërryen cdo ditë institucionet, demokracinë, lirtë dhe të drejtat, shkatërron tregun e lirë, është armiku numër një i familjeve shqiptare, i sipërmarrësve të ndershëm, i pensionistëve të harruar, i të rinjve dhe të rejave që largohen nga Shqipëria.

E për sa kohë vendi ynë do të jetë i pari në Europë për nivelin e korrupsionit, Shqipëra do të mbetet në vendnumëro dhe shqiptarët do të vijojnë të jenë të fundit në Europë për nivelin e mirëqenies së tyre.

Për këtë arsye Partia Demokratike e konsideron luftën ndaj korrupsionit interes kombëtar, parakusht për të cliruar vendin dhe institucionet nga paligjshmëria dhe pandershmëria që po e varfëron cdo ditë e më shumë; sepse Edi Rama është i korruptuar.
Qeveria e tij është e korruptuar.

Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.
Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike eurostat ilda dhori korrupsioni ne shqiperi partia demokratike eurostat ilda dhori korrupsioni ne shqiperi partia demokratike

Sondazh

Poll

Politike 30 Janar 2022, 18:08

REL: Putin në “fazën e Millosheviçit”

Janë bërë gati tetë vjet prejse Rusia ka ndërhyrë në Ukrainë dhe ka aneksuar Gadishullin e Krimesë – gjë që ka nxitur një sërë sanksionesh ndërkombëtare kundër ...