Politike

Zgjedhja e 6 kandidatëve/ Berisha: Përfaqësojnë vullnetin e anëtarësisë së PD

30 Janar 2022, 22:07 Nga DOSJA
Zgjedhja e 6 kandidatëve/ Berisha: Përfaqësojnë vullnetin e

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas përfundimit të procesit të primareve dhe zgjedhjes së 6 kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvillohem më 6 mars. Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Berisha shkruan se kjo është hera e parë që zgjidhen kandidatët që do përfaqësojnë vullnetin e anëtarësisë së PD dhe jo xhepin apo vullnetin e kryetarit të radhës. Ndërkohë që shton se votimi i sotëm i demokratëve, sipas tij e ndan përfundimisht praktikën korruptive klienteliste të Bashës për përcaktimin e kandidatëve.

Uroj perzemersisht fituesit e primareve te sotme dhe u kerkoj atyre te bashkepunojne perulesisht me kandidatet e tjere, me demokratet dhe gjithe qytetaret, per te zgjeruar dhe forcuar potencialin e tyre ne perballjen me kundershtaret tane ne zgjedhjet e 6 Marsit. Vetem te bashkuar do te mund te risjellim shpresen dhe fitoren,”-shkruan ndër të tjera Berisha.

POSTIMI I PLOTË:

Te dashur miq, kam kenaqesine t’ju njoftoj se sapo ka perfunduar ne te 6 bashkite e vendit procesi i primareve duke nxjerre keshtu per here te pare kandidate qe perfaqesojne vullnetin e anetaresise se Partise Demokratike dhe jo xhepin apo vullnetin e kryetarit te radhes. Ky proces eshte nje zhvillim shume i rendesishem per PD, jo vetem se respekton voten dhe vullnetin e lire te anetaresise por dhe i tregon kandidatit fitues se suksesi ne politike tani e tutje nuk do te matet me humorin apo marredhenien me kryetarin por me sherbimin dhe marredhenien qe ai do t’ju ofroje demokrateve dhe qytetareve. Votimi i sotem na ndan perfundimisht nga praktikat korruptive e klienteliste te Lulzim Braves per percaktimin e kandidateve. Ky votim na ndan nga pazaret dhe na afron me demokratet, qytetaret dhe me vete fitoren!

Nuk mund te kete fitore pa nje aleance te gjere me demokratet e qytetaret dhe nuk mund te kete nje aleance me ta nese, nuk degjon zerin e tyre. Sot demokratet votuan te lire dhe vendosen! Une falenderoj nga zemra te gjithe kandidatet qe moren pjese duke i dhene dinjitet kesaj gare. Falenderoj mijera demokrate qe u drejtuan kutive te votimit duke i dhene legjitimitet fituesit! Uroj perzemersisht fituesit e primareve te sotme dhe u kerkoj atyre te bashkepunojne perulesisht me kandidatet e tjere, me demokratet dhe gjithe qytetaret, per te zgjeruar dhe forcuar potencialin e tyre ne perballjen me kundershtaret tane ne zgjedhjet e 6 Marsit. Vetem te bashkuar do te mund te risjellim shpresen dhe fitoren. Suksese

LAJMI KRYESOR: 6 MARSI- Berisha mban primaret! Mbyllet numërimi, 6 fitues, Shkodra zgjedh Spahinë

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha zgjedhjet primare 30 janar 2022 sali berisha zgjedhjet primare 30 janar 2022

Sondazh

Poll

Politike 30 Janar 2022, 18:08

REL: Putin në “fazën e Millosheviçit”

Janë bërë gati tetë vjet prejse Rusia ka ndërhyrë në Ukrainë dhe ka aneksuar Gadishullin e Krimesë – gjë që ka nxitur një sërë sanksionesh ndërkombëtare kundër ...