Sport

VIDEO/ Manchester United pezullon Mason Greenwood, dyshohet për dhunë në familje…

30 Janar 2022, 19:22 Nga DOSJA
VIDEO/ Manchester United pezullon Mason Greenwood, dyshohet për dhunë

ANGLI – Manchester United njoftoi të dielën se kishte pezulluar sulmuesin Mason Greenwood “deri në njoftimin e mëtejshëm”, ndërsa partnerja e tij Harriet Robson, ka postuar foto të dhunës, në llogarinë e saj në Instagram. E gjakosur dhe mavijosje në trupin e saj, me këtë mesazh: “Për këdo që dëshiron të dijë se çfarë po më bën Mason Greenwood”.

Policia ka njoftuar hapjen e një hetimi ndaj 20-vjeçarit të kombëtares angleze. “Hetimet janë duke vazhduar për të vërtetuar të gjitha rrethanat”,– tha një zëdhënës i policisë së Mançesterit për “Manchester Evening News”.

Aq më tepër që e reja ka postuar edhe një klip zanor, të datës 21 tetor 2021, të një shkëmbimi verbal me një burrë të quajtur Mason, i cili intimoi një marrëdhënie seksuale jo konsensuale me të.

“Jemi në dijeni të imazheve dhe akuzave që qarkullojnë në rrjetet sociale,- ka reaguar Manchester United në një njoftim për shtyp. – Nuk do të komentojmë më tej derisa të vërtetohen faktet. Manchester United nuk toleron asnjë formë dhune”.

Disa media angleze, duke përfshirë BBC dhe Sky Sport, pa përmendur emrin Greenwood, raportojnë se një burrë i dyshuar për përdhunim dhe dhunë u arrestua nga policia e Mançesterit, e cila thotë se mbështetej në imazhet e postuara në rrjetet sociale.

Mason Greenwood won’t return to train for play any games after an alleged assault a woman after a video, pics and a voice note where posted on instagram but where deleted

Well here they are people

Mason Greenwood is a rapist pic.twitter.com/qm8grK8Xd4

— pet trotter (@petertheman96) January 30, 2022

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport i manchester united për të zëvendësuar solskjaerin partnerja e tij harriet robson sulmuesin mason greenwood ylli i manchester united i manchester united për të zëvendësuar solskjaerin partnerja e tij harriet robson sulmuesin mason greenwood ylli i manchester united

Sondazh

Poll