Aktualitet

Mbushën me kanabis fshatin në Dibër! Lihen në burg 10 prej tyre, 3 në arrest shtëpie

30 Janar 2022, 12:25 Nga DOSJA
Mbushën me kanabis fshatin në Dibër! Lihen në burg 10 prej

MAT– Gjykata e Matit ka lënë në burg 10 të arrestuarit që u kapën në kuadër të operacionit të anti-drogës “Kepi i Vozajve”, ndërkohë 3 prej tyre iu caktua masa ‘arrest shtëpie. Grupi kriminal dyshohet se merrej me prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, ndërsa në rolin e organizatorit ka arrestuar Gëzim Koleci, i cili ka mbajtur dhe detyrën e kryetarit të fshatit Lam i Madh.

Arrest me burg

Gëzim dhe Vilson Kolecin
Idajet dhe Lezan Kolecit
Mehmet Kolecit dhe Fatjon Dodës
Rasim Gjeçukës dhe Albert Kolecit
Gestian Kolecit dhe Agim Kolecit

Arrest shtepie
Gazmir Gjeçukës
Esat Kolecit
Asim Hespapas

Sipas policisë, organizator i kësaj veprimtarie kriminale është Gëzim Koleci, me detyrë kryetar i fshatit Lam i Madh, i cili organizonte punën për kultivimin e bimëve, dhe më pas gjetje e tregut që e siguronte nëpërmjet djemve të tij. Të gjithë pjesëtarët e arrestuar kanë lidhje fisnore me njëri-tjetrin.

(a.b).dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet operacion antidroge ne mat operacion antidroge ne mat

Sondazh

Poll