Bota

Covid në Kosovë, asnjë humbje jete si dhe 2.390 infektime të reja

30 Janar 2022, 14:10 Nga DOSJA
Covid në Kosovë, asnjë humbje jete si dhe 2.390 infektime të

KOSOVË- Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar bilancin e Covid në Kosovë për 24 orët e fundit ku bëhet me dije se fatmirësisht nuk ka humbje jetën, kurse numri i rasteve të reja të infektimit ka shkuar në 2.390.

Ministria njofton se ditën e sotme janë shëruar 1.291 qytetarë, kurse numri total i rasteve të shëruar që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 164.294 persona.

Njoftimi i MSH-së:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.556 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.776.133 doza të vaksinës. Deri më sot 805.086 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 77.437 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Nga 10.336 testime, 2.390 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 1.291 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 166.282. Në total numri i rasteve aktive është 35.051.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni bilanci i covid kosove covid ne kosove bilanci i covid kosove covid ne kosove

Sondazh

Poll