Bota

Ministri i Jashtëm serb: Nuk do të ketë dialog përsa kohë Kurti të jetë kryeministër

30 Janar 2022, 11:41 Nga DOSJA
Ministri i Jashtëm serb: Nuk do të ketë dialog përsa

SERBI- Ministri i Jashtëm serb Nikola Selakoviç tha të dielën se nuk ka pasur asnjë dialog mes Beogradit dhe Prishtinës që kur Albin Kurti u vendos në krye të qeverisë së Kosovës dhe se ndoshta nuk do të ketë deri sa ai të jetë në atë pozicion. REL shkruan se sipas Selakoviç se tema qendrore e bisedimeve me të dërguarin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesin Special të BE-së Miroslav Lajcak javën e ardhshme do të jetë çështja e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës dhe gjithçka që rëndon këto marrëdhënie në rrugën drejt normalizimi.

“Qëndrimi ynë dhe ajo që nuk ndryshon është se ne jemi gjithmonë të gatshëm të ulemi në tavolinën e bisedimeve dhe të bisedojmë. Është e qartë për ne që që kur Kurti ka qenë në Prishtinë dhe meqë pyetet ai, nuk ka pasur dialog dhe ndoshta nuk do të ketë, tha Selakoviç.

Që kur Albin Kurti u vendos në krye të qeverisë së Kosovës vitin e kaluar, janë mbajtur dy takime në nivelin më të lartë politik mes Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç. Në të dyja rastet u konfirmua se palët ishin të distancuara në qëndrimet e tyre.

BE-ja gjithmonë ka theksuar se do të organizojë një takim të ri mes presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës vetëm atëherë kur palët të tregojnë gatishmëri për të rënë dakord për rezultate konkrete në të mirë të qytetarëve të tyre.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni gabriel escobar miroslav lajčák nikola selakoviç gabriel escobar miroslav lajčák nikola selakoviç

Sondazh

Poll

Bota 30 Janar 2022, 07:57

Sipërmarrjet gjermane sërish më optimiste

Drejtuesit e sipërmarrjeve gjermane janë përsëri më të sigurt për të ardhmen e afërt. Të paktën kështu thotë indeksi i Institutit Ifo në Mynih.Manaxherët e komp...