Bota

Nuk u kthye dot në Zelandë, gazetarja shtatzënë pranon ndihmën e talibanëve

30 Janar 2022, 12:00 Nga DOSJA
Nuk u kthye dot në Zelandë, gazetarja shtatzënë pranon

AFGANISTAN- Një gazetare shtatzënë nga Zelanda e Re i është drejtuar talebanëve për ndihmë tani është e bllokuar në Afganistan pasi vendi i saj e pengoi atë të kthehej për shkak të një pengese në sistemin e karantinimit. AbcNews shkruan se Bellis duhej të largohej nga Katari pasi mbeti shtatzënë për shkak se seksi jashtëmartesor ishte i paligjshëm në vend

Në një kolonë të botuar në The New Zealand Herald të shtunën, Charlotte Bellis tha se ishte brutalisht ironike që ajo dikur kishte marrë në pyetje talebanët për trajtimin e tyre ndaj grave dhe tani ajo po i bënte të njëjtat pyetje qeverisë së saj.

“Kur talebanët ju ofrojnë – një grua shtatzënë dhe të pamartuar – një strehë të sigurt, ju e dini që situata juaj është e ngatërruar,” shkroi Bellis.

Pas botimit të kësaj letre Ministri i Reagimit ndaj COVID-19 i Zelandës së Re, Chris Hipkins tha se zyra e tij u kishte kërkuar zyrtarëve të kontrollonin nëse kishin ndjekur procedurat e duhura në rastin e Bellis.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota charlotte bellis talebanet charlotte bellis talebanet

Sondazh

Poll

Bota 30 Janar 2022, 07:57

Sipërmarrjet gjermane sërish më optimiste

Drejtuesit e sipërmarrjeve gjermane janë përsëri më të sigurt për të ardhmen e afërt. Të paktën kështu thotë indeksi i Institutit Ifo në Mynih.Manaxherët e komp...