Bota

Zonja e Parë italiane, kush është Laura Mattarella, nëna e tre fëmijëve

30 Janar 2022, 13:51 Nga DOSJA
Zonja e Parë italiane, kush është Laura Mattarella, nëna e

ITALI- I riemëruar si President i Republikës, Sergio Mattarella po merr përshëndetje dhe mesazhe urimi për mandatin e tij të ri nga krerët kryesorë të shtetit. Vanityfair shkruan se në krah të tij, diskrete dhe gjithmonë prezente, është vajza e tij e pandashme Laura, e cila po përgatitet për rolin e saj të dytë si Zonja e Parë. Duke qenë se Sergio Mattarella, mbeti i ve nga Marisa Chiazzese në pranverën e vitit 2012 , kur gruaja e tij ndërroi jetë për shkak të një tumori, të gjitha përgjegjësitë e saj kanë rënë mbi shpatullat e vajzës.

Sytë bojëqielli si babai i saj dhe një buzëqeshje delikate dhe e hapur, Laura Mattarella ka lindur në Palermo në vitin 1967, është një nënë e tre fëmijëve dhe është e martuar me Cosimo Comella. Deri në vitin 2015 ajo punoi si avokate administrative, por iu desh të hiqte dorë nga puna, duke preferuar të merrte përsipër të luante rolin e Zonjës së Parë për mandatin shtatëvjeçar të babait të saj, duke përmbushur kështu të gjitha funksionet protokollare që kërkohen përgjithësisht nga bashkëshortja e Presidentit, nga vizitat zyrtare deri në takimet kryesore.

Shumë e rezervuar, Zonja e Parë tha në një nga intervistat e saj të rralla: Më pëlqen të jem pranë babait tim, shpresoj të jem e dobishme për të.

Në historinë e Republikës Italiane, dy presidentë të tjerë janë bashkuar me vajzat e tyre në funksionet e tyre publike: Giuseppe Saragat me vajzën e tij Ernestina dhe Oscar Luigi Scalfaro me vajzën e tij Marianna.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota laura mattarella marisa chiazzese sergio mattarella laura mattarella marisa chiazzese sergio mattarella

Sondazh

Poll