Bota

Protesta në Kosovë, Molliqaj: Do të vazhdojmë deri sa të dëgjohet zëri i qytetarëve

30 Janar 2022, 13:35 Nga DOSJA
Protesta në Kosovë, Molliqaj: Do të vazhdojmë deri sa

KOSOVË- Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka komentuar protestën e djeshme në Kosovë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Me anë të një postimi në Facebook, Molliqaj shkruan se vullneti i qytetarëve duhet të dëgjohet dhe të kthehet prapa propozimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për ndryshimin e tarifave.

Ai në postim ka pralajamëruar për protesta dhe aksione të tjera derisa të plotësohen këto kërkesa që ata kanë. Shpullën që i dha njërit prej efektivëve të policisë, Molliqaj nuk zgjodhi që ta komentonte.

Postimi i plotë:

Të dëgjohet vullneti i qytetarëve, të kthehet mbrapsht propozimi për shtrenjtim të rrymës Pabarazia socio-ekonomike në Kosovë është shumë e thellë. Çmimet, përfshirë edhe ato të produkteve bazike ushqimore e higjienike janë rritur shumë tashmë. Familjet që i përkasin shtresës së varfër dhe asaj të ulët me vështirësi ia dalin në fund të muajit.

Në këtë situatë, propozimi për shtrenjtim të energjisë elektrike është absolutisht i papranueshëm dhe në kundërshtim të plotë me nevojat e qytetarëve të Kosovës. Ky propozim, i cili është në diskutim publik deri nesër, u kundërshtua fuqishëm nga qytetarët e vendit. Prandaj, kërkojmë nga ZRRE që nesër të mos e aprovojë propozimin në fjalë e ta dëgjojë zërin e qytetarëve. Në të kundërtën, aksionet e protestat do të vazhdojnë deri sa ky vendim të kthehet prapa.

Lexo edhe:

Energjia në Kosovë/ Qytetarët tentojnë futen brenda qeverisë,hidhen poça dhe qirinj

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni dardan molliqaj dardan molliqaj

Sondazh

Poll