Bota

Trump: Nëse fitoj zgjedhjet presidenciale në 2024 do fal të akuzuarit e 6 janarit

30 Janar 2022, 10:57 Nga DOSJA
Trump: Nëse fitoj zgjedhjet presidenciale në 2024 do fal të

SHBA- Ish-presidenti Donald Trump hodhi tezën e rikandidimit si President 2024 dhe tha se do të konsideronte faljen e atyre që u akuzuan në lidhje me sulmin vdekjeprurës të 6 janarit 2021 në Kapitol. CNN shkruan se komentet e Trump erdhën gjatë një mitingu në Teksas, në të cilin ai u ankua për ndjekjet penale me të cilat janë përballur rebelët e Kapitolit si rezultat i përpjekjes së tyre për të ndërprerë numërimin e votave të Kolegjit Zgjedhor.

“Nëse kandidoj dhe nëse fitoj, ne do t’i trajtojmë ata njerëz me drejtësi nga 6 janari. Ne do t’i trajtojmë ata me drejtësi”, tha Trump. “Dhe nëse kërkon falje, ne do t’u japim falje. Sepse po trajtohen kaq padrejtësisht,” tha ai.

Komentet e tij pasqyrojnë ndjenjën në rritje midis republikanëve se protestuesit e Kapitolit duhet të falen dhe ngjarjet e asaj dite të harrohen pasi komisioni i përzgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve që hetonte 6 janarin ka lëshuar një sërë thirrjesh për individë dhe organizata si pjesë e hetimit të tij dhe pritet të lëshojë një raport të përkohshëm mbi gjetjet e tij këtë verë.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota donald trump donald trump

Sondazh

Poll

Bota 30 Janar 2022, 07:57

Sipërmarrjet gjermane sërish më optimiste

Drejtuesit e sipërmarrjeve gjermane janë përsëri më të sigurt për të ardhmen e afërt. Të paktën kështu thotë indeksi i Institutit Ifo në Mynih.Manaxherët e komp...