Bota

Protestat në Kanada/ Kryeministri largohet nga banesa, niset drejt vendit SEKRET

30 Janar 2022, 09:38 Nga DOSJA
Protestat në Kanada/ Kryeministri largohet nga banesa, niset drejt vendit

KANADA- Kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe familja e tij janë larguar nga shtëpia e tyre në Otava për një vend sekret, mes shqetësimeve të sigurisë, pasi mijëra njerëz protestuan në kryeqytetin kanadez. Independent shkruan se për arsye sigurie zyra e kryeministrit nuk ka pranuar të komentojë vendndodhjen e Trudeau.

Disa në mediat sociale, kanë bërë thirrje që demonstratat e Otavës të kthehen në një sulm ndaj Parlamentit, në stilin e kryengritjes së 6 janarit në Kapitolin e SHBA. Ndërsa disa nga organizatorët e ngjarjeve u kanë bërë thirrje mbështetësve që të shmangin dhunën.

“Ne nuk mund t’i arrijmë qëllimet tona nëse ka kërcënime ose akte dhune. Kjo lëvizje është një protestë paqësore dhe ne nuk falim asnjë akt dhune” tha BJ Dicher.

Ndërsa protestat filluan të shtunën, Shërbimi Mbrojtës Parlamentar vlerësoi se deri në 10,000 njerëz mund të marrin pjesë në ngjarjet këtë fundjavë, dhe Shërbimi Policor i Otavës ka marrë përforcime nga rajonet e Torontos, Londrës, Jorkut dhe Durhamit.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota justin trudeau protesta ne otava justin trudeau protesta ne otava

Sondazh

Poll

Bota 30 Janar 2022, 07:57

Sipërmarrjet gjermane sërish më optimiste

Drejtuesit e sipërmarrjeve gjermane janë përsëri më të sigurt për të ardhmen e afërt. Të paktën kështu thotë indeksi i Institutit Ifo në Mynih.Manaxherët e komp...