Aktualitet

Skandali i pagave, Veliaj pezullon Monika Lubonjën si këshilltare

29 Janar 2022, 16:41 Nga DOSJA
Skandali i pagave, Veliaj pezullon Monika Lubonjën si këshilltare

TIRANË– Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka pezulluar nga puna si këshilltare, banoren e “Big Brother VIP”, Monika Lubonja. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Veliaj pretendon se e ka pezulluar aktoren nga puna e saj si këshilltare. Në momentin që është futur në Big Brother VIP. Por, në fakt njoftimi për pezullimin e Lubonjës vje tani, na Janar, kur ka kaluar më shumë se një muaj nga publikimi i pagave të shqiptarëve, skandal që mbylli vitin 2021.

Dosja.al arriti të sigurojë tabelën ku shihej se Lubonja ishte e punësuar në Bashkinë Tiranë dhe merrte një pagë prej 114 mijë lekësh të reja. Në kohën që u bënë publike të dhënat, nuk pati asnjë reagim nga ana e Bashkisë Tiranë.

Skandali me pagat dhe me të dhënat e tjera personale tronditi vendin në fund të vitit që lamë pas. Tre dokumente me të dhënat personale dhe konfidenciale të rreth 630 mijë qytetarëve shqiptarë, mes të cilave dy me pagat dhe një tjetër me targat e makinave, qarkulluan në rrjetet sociale, duke cënuar kështu privatësinë e çdo qytetari. Për këtë skandal u vunë në pranga katër personat, të cilët sot janë të lirë.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike bashkia e tiranes erion veliaj monika lubonja skandali me pagat e qytetareve bashkia e tiranes erion veliaj monika lubonja skandali me pagat e qytetareve

Sondazh

Poll