Aktualitet

Gjiknuri: Përçarja e opozitës na favorizon më 6 Mars, Meta përgatitet për tranzicion

29 Janar 2022, 15:28 Nga DOSJA
Gjiknuri: Përçarja e opozitës na favorizon më 6 Mars, Meta

TIRANË– Nuk do të angazhohen totalisht për garën elektorale të 6 Marsit në 6 bashkitë, por socialistët janë të bindur se do i fitojnë ato përfshirë dhe Bashkinë e Shkodrës, një bastion që nuk mbahet mend që kur është drejtuar për herë të fundit nga një socialist.

Sekretari politik i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri nuk e fsheh që kriza në PD i favorizon.

“Jo nuk mund të mos e pranoj, por ndërkohë ne kemi kohë që punojmë”.

Emrat e kandidatëve për 5 bashkitë e Durrësit, Shkodrës, Vorës, Rrogozhinës e Dibrës u zyrtarizuan të premten nga kryesia. E vetmja bashki ku ende janë duke u shqyrtuar kandidaturat është Lushnja. Edhe në këtë rast Gjiknuri nuk e fsheh që arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjes e ka vështirësuar situatën në gjirin e PS në këtë bashki.

“Nuk ka qenë e lehtë, por do e fitojmë”.

Në këto zgjedhje të pjesshme, Gjiknuri sheh si aktor dhe Presidentin e Republikës që është rikthyer si para 25 Prillit të jetë shumë aktiv në publik.

“Ai është botërisht i përfshirë, po përgatitet për tranzicionin e tij. Nuk flas për frymëzimin politik të tij”.

Procesi brenda Partisë Socialiste për përzgjedhjen e kandidaturave për Presidentin e ri që në çdo rast duhet të nisë zyrtarisht në Prill, mohon të ketë nisur. Por sheh dhe mekanizma sesi opozita të ketë rolin e saj në këtë përzgjedhje.

“Ka votat në Parlament dhe mund t’i përdorë për kandidatët që janë afër interesave të saj politike”.

I ngarkuar për të bërë ndryshimet në statutin e PS që do miratohen në Kongresin e Prillit, Gjiknuri zbulon për Tv Klan disa nga ndërhyrjet në librin e rregullave të kësaj force.

“Krijimi i një strukture ekzekutive administrative”.

Por a është ky mekanizëm çimentimi i sistemit të patronazhimit në PS, aq shumë të debatuar para 25 Prillit?

“Nuk ka pse të druhet PS të fshehë një sistem shumë funksional që ka dalë shumë i suksesshëm në zgjedhje dhe ne do të vazhdojmë ta përmirësojmë gjithmonë brenda kufijve që lejon ligji”.

Kryeministri Rama ka deklaruar se në procesin e 6 Marsit do të angazhohen vetëm deputetët dhe përfaqësuesit politikë të bashkive që shkojnë në zgjedhje dhe jo e gjithë Partia Socialiste.

Marrë nga Tv Klan  

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore damian gjiknuri zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 damian gjiknuri zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll