Aktualitet

Energjia në Kosovë/ Qytetarët tentojnë futen brenda qeverisë,hidhen poça dhe qirinj

29 Janar 2022, 10:44 Nga DOSJA
Energjia në Kosovë/ Qytetarët tentojnë futen brenda

PRISHTINË – Në Prishtinë u mbajt sot protesta e dytë në harkun kohor të 3 ditëve të fundit kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Organizimi qytetar u thirr nga Partia Socialdemokrate në Kosovë. Protestuesit u përplasën ashpër me forcat e rendit në godiën e qeverisë, ku arritën të thyenin kordonin e policisë dhe të futeshin në oborrin e qeverisë.

Protesta nisi në orën 14:00 dhe përfundoi në 15:00. Duke parë përparimin e qytetarëve, të cilët ishin të vendosur të futeshin brenda godinës së qeverisë, efektivët e rendit bënë gjithçka që të ndalonin qytetarët në protestë. Forcat e rendit u konfliktuan dhe me kryetarin e PSF Dardan Molliqajn.

Në fund, forcat e policisë mbuluan hyrjen e qeverisë dhe lejuan Molliqajn që të mbante një fjalim. Qytetarët e shprehën pakënaqësinë e tyre kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike duke goditur xhamat e qeverisë me poça dhe qirinj. Pas protestës, kreu i PSD Molliqaj premtoi se do të ketë aksione dhe tubime të tjera kundër vendimit të qeverisë së kryeministrit Albin Kurti për rritjen e energjisë elektrike.

Kriza energjitike e Kosovës

Kosova po kalon krizë energjitike që u shpall në dhjetor të vitit të kaluar. Qeveria e Albin Kurtit së bashku me Zyrën Rregulluese të Energjisë dhe Kompanisë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike për shtrenjtimin e energjisë elektrike. Kryeministri Kurti u ka kërkuar qytetarëve të kursejnë energjinë elektrike. Sipas mediave në vend, çmimet për energjinë do të rriten për konsumatorët dhe jo bizneset. Por, qeveria deklaroi se ka shpërndarë 75 milionë euro për mbulimin e shpenzimeve të energjisë.

Në protestën e 26 janarit, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë u mblodhën qindra qytetarë ku lëshuan slogane dhe thirrje kundër kryeministrit Albin Kurti duke e akuzuar mashtrues dhe hajdut lidhur me krizën energjitike. Kurti fajëson qeveritë e kaluara për situatën energjitike në vend.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

“Shumë dhe të vendosur”, Molliqaj: Vazhdojmë me protesta, aksione dhe tubime

Mbyllet protesta, qytetarët shfryjnë inatin me qeverinë me poça dhe qirinj

Përplasje të ashpra prej 1 ore me protestuesit në Prishtinë, policia merr vendim

FT/ Agravon protesta për energjinë në Prishtinë, qytetarët çajnë kordonin policor


(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore rajoni albin kurti dardan molliqaj kriza energjitike ne kosove psd kosove albin kurti dardan molliqaj kriza energjitike ne kosove psd kosove

Sondazh

Poll