Editorial

Kush e paguan blindimin e Partisë Demokratike (dhe rrogën e Gazmend Bardhit)?

7 Janar 2022, 18:35 Nga DOSJA
Kush e paguan blindimin e Partisë Demokratike (dhe rrogën e Gazmend

Nga Meri Lika

U nisa për ta shkruar këtë artikull nga deklaratat e shumta të bëra nga ata të cilëve po iu “dhemb” zemra për Partinë Demokratike dhe që janë të gatshëm ta mbrojnë nga vetë demokratët por, që nuk kanë asnjë dëshirë të tregojnë se si po i shpenzojnë paratë e taksapaguesve shqiptar në këtë bunkerizim të turpshëm. Të gjithë këta partizanë të flaktë të demokracisë që hedhin romuzë, inate, mllefe ndaj kundërshtarëve madje që arrijnë deri atje sa iu vendosin kushte edhe gazetarëve, harrojnë se taksat e atyre gazetarëve, të cilët në diell, shi e në të ftohtë qëndrojnë dhe presin këta karragjozë të krekosur, ua paguajnë pagat e tyre si kur ka qenë në administratën e partisë por edhe kur kanë arritur të ngrohin karriget e pushtetit apo edhe të parlamentit. Për të qenë më e qartë për ata që po më lexojnë do të mundohem të shpjegoj me fakte dhe shifra këtë gjë. Nuk e di se sa janë ata që e dinë se partitë politike marrin çdo vit fonde publike si dhe fonde në çdo vit zgjedhor, pra marrin rregullisht para nga taksat tona. Në këtë shkrim kam vendosur të informoj ata që nuk e dinë (unë mendoj se është shumica) se si ne, bashkë me Bechetin jemi duke paguar nga taksat tona edhe bunkerizimin e Partisë Demokratike.

Në bazë të ligjit “Për Partitë politike” buxheti i shtetit financon partitë politike. Nga viti 2013 e deri në vitin 2020 Partia Demokratike ka marrë nga fondet publike 526,064,274 lekë të reja ose 4,347,638 euro (Burimi: http://cec.org.al/raportet-vjetore-financiare-te-partive-politike/).

Pra sic e shikoni nga të dhënat, të cilat secili prej jush mund t’i verifikojë lehtësisht tek linku që kam vendosur më sipër, Partia Demokratike në 8 vitet e drejtimit nga Lulëzim Basha ka përfituar nga buxheti i shtetit më shumë se 4 milion euro. Është qesharake të shikohet se kuotat e antarësisë zënë vetëm 2 % të të ardhurave të partisë gjatë këtyre tetë vjetëve. Po ashtu gjithsecili që mundet të ketë akses tek informacionet që rrodhën në media me pagat e muajit janar 2021, mund të gjejë emrat e të punësuarve në këtë parti si dhe pagat e tyre.

Në këtë informacion, Administrata e Partisë Demokratike ka një fond mujor pagash prej 2,440,513 lekë ose 20.169 euro. Në krye të listëpagesës janë Lulëzim Basha dhe Gamend Bardhi të cilët kanë përkatësisht pagat: i pari 150.000 lekë dhe i dyti 129,329 lekë. Pra në nje vit pagat e vetëm këtyre dy konferencë – shtypëdhënësve janë 3,351,948 lekë ose 27.702 euro (pa llogaritur edhe sigurimet shoqërore). Duke u nisur nga këto të dhëna, publike, të gjithë e shohim se kuotat e antarësisë së partisë më të madhe opozitare nuk mbulojnë as pagën e kryetarit të partisë.

Në këtë paraqitje të thjeshtë matematikore nuk jam duke përfshirë dhe të ardhurat që merren në natyrë nga mos pagesa e qerasë së godinës apo të mira të tjera të përfituara nga pronat dhe fondet publike. E kështu llogaria është e bërë, këta oratorë të flaktë që po mbrojnë partinë nga vetja e saj, mbahen me taksat e shqipëtarëve. Për këtë arsye, këta dy gjela majë plehut, janë të detyruar t’i tregojnë punëdhënësit të tyre, pra ne qytetarëve, se si po i shpenzojnë paratë tona dhe përse po kryhet ky bunkerizim. Në Partinë Demokratike nuk mund t’i ndalohet hyrja jo vetëm demokratëve, por edhe për ne që jemi pa parti, sepse ajo godinë është e taksapaguesve shqiptarë, ajo parti është e taksapaguesve shqiptarë. Partia Demokratike është pronë e shoqërisë sonë, ajo nuk mbahet me taksat tona që të shërbejë si bunker për Lulin dhe Gazmendin, e të shërbejë si strehë e njerëzve vasal, servil e pazarlinjë.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

editorial editorial editorial nga meri lika meri lika editorial nga meri lika meri lika

Sondazh

Poll

Editorial 6 Janar 2022, 10:17

‘Lufta civile amerikane po vjen’

Nga Stephen MarcheSHBA – Askush nuk e do atë që po vjen, kështu që askush nuk dëshiron ta shohë. Në prag të luftës së parë civile, njerëzit më inteligjent...

Editorial 3 Janar 2022, 14:12

Ngjarjet e 2022 që do të dominojnë debatin publik

Në datën 5 skadon “ultimatumi” që Berisha dhe mbështetësit e tij i kanë dhënë Lulzim Bashës dhe stafit drejtues të PD-së për të lënë zyrat paqësisht. Pas kësaj,...

Editorial 23 Dhjetor 2021, 13:39

Ç’fsheh poshtë dyshekut? E di Edi Rama

Nga Andi BushatiKjo javë filloi me një seri ngjarjesh, nga ato të cilat një njeriu të zakonshëm nuk i ndodhin së toku gjatë një jete të tërë. Të hënën dëgjova a...

Editorial 19 Dhjetor 2021, 09:31

Partia e madhe në dorë të njerëzve të vegjël!

Nga dje, Partinë Demokratike po përpiqen ta drejtojnë disa njerëz të vegjël. Përdorimin e fjalës “të vegjël” e kam në dy kuptime, si për nga mosha ashtu edhe pë...