Aktualitet

6 bashkitë/ Komisioni i Rithemelimit prezanton kandidatët, kush garon të dielën

29 Janar 2022, 15:45 Nga DOSJA
6 bashkitë/ Komisioni i Rithemelimit prezanton kandidatët, kush garon

TIRANË– Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka prezantuar emrat ë të gjithë personave që do të garojnë për primaret e të dielës, nga ku do të dalin kandidatët për të gjashtë bashkitë. Në listën e siguruar nga Dosja.al shihet se çdo bashki ka të paktën dy kandidatë që do të garojnë me njëri-tjetrin. Ajo që ka më shumë është Shkodra, në listën e të cilës renditen shtatë emra, mes tyre edhe Bardh Spahija. Vihet re që mungon emri i Voltana Ademit, e cila drejton aktualisht Shkodrën, pavarësisht se mandati i ka përfunduar.

Dibër:

Behar Baudin Dema, ekonomist

Dafina Bajram Muda, psikologe

Premtim Riza Kryemadhi, arsimtar

Durrës:

Ardian Mihal Muka, inxhinier urbanist

Silvja Xhemal Gjepali, IT

Lushnje:

Arben Ibrahimi Zaimi, jurist-akovat

Elton Ilir Bani, jurist-avokat

Eurion Ylli Iljazi, arsimtar edukimi fizik

Indrit Hysen Qerimi, arsimtar edukimi fizik

Rrogozhinë:

Eqerem Ymer Deliu, ekonomist

Hajrulla Muharrem Tafa, arsimtar

Hekuran Selman Xhani, mjek veterinet

Sokol Xhemal Gosa, arsimtar histori gjeografi

Vladimir Selman Manushi, mjek dentist

Shkodër:

Alfred Ernest Kocobashi, jurist

Arben Xhavid Maliqi, jurist

Astrit Myfid Bushati, jurist

Bardh Ali Spahija, mjek

Irena Lodovik Shestani Shala, ekonomist

Irma Musa Kopliku Alushi, pedagoge matematike

Vorë:

Luan Gani Beta, inxhinier

Lulzim Sefer Vrana, ekonomist

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike komisioni i rithemelimit te pd zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 komisioni i rithemelimit te pd zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll