Aktualitet

Çuçi e Nano-policëve: S’identifikohemi me kanabis, korrupsioni, shkatërrim karriere

29 Janar 2022, 15:21 Nga DOSJA
Çuçi e Nano-policëve: S’identifikohemi me kanabis,

TIRANË– Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi zhvilloi sot një takim me krerët e Policisë së Shtetit, mes tyre edhe Drejtorin e Përgjithshëm Gledis Nano. Në fjalën e mbajtur para uniformave blu, Çuçi tha prerë se asnjë prej efektivëve të Policisë së Shtetit nuk duhet të bjerë pre e presionit politik. Për çdo gjë të tillë, Ministri i Brendshëm tha se duhet informuar ai i pari.

E në rast se policët bien pre e presionit dhe mbyllin sytë para kultivimit të kanabisit, korrupsionit apo emigrantëve të paligjshëm, pasoja do të jetë shumë e rëndë sipas Çuçit, shkatërrimi i karrierës së tyre.

Çuçi tha gjithashtu se në mesin e këtij viti 2022, territori i të gjithë Shqipërisë do të vëzhgohet nga satelitët e çdo ditë në duart e krerëve të Policisë së Shtetit do të mbërrijnë foto që dokumentojnë situatën në lidhje me kultivimin kanabisit.

Ndërsa në fund të vitit,  ai tha se në dispozicion të policisë do të vihen edhe dronët supër-inteligjentë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano shtoi se Shqipëria nuk mund të identifikohet me kultivimin e kanabisit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

VD-Nano me krerët e Policisë: Shqipëria s’mun të identifikohet si vend kanabisi

Çuçi-policëve: Njoftoni për presion politik, mbyllët sytë, ju shkatërrohet karriera

Çuçi me krerët e Policisë: Do kemi foto çdo ditë, nis kontrolli me satelitë e dronë

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bledi çuçi cuci me kreret e policise gledis nano bledi çuçi cuci me kreret e policise gledis nano

Sondazh

Poll