Aktualitet

Çuçi-policëve: Njoftoni për presion politik, mbyllët sytë, ju shkatërrohet karriera

29 Janar 2022, 14:24 Nga DOSJA
Çuçi-policëve: Njoftoni për presion politik,

TIRANË – Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi mblodhi sot drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit për të diskutuar lidhur me veprimtarinë e forcave të rendit ndaj kultivimit të drogës. Së bashku me drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano, Çuçi theksoi se nga mesi i këtij viti do fillojë kontrolli i territorit me satelitë. Lidhur me ndëhyrjen nga policia, Çuçi u tha drejtuesve të rendit se nuk do të kenë asnjë presion prej tij, por për çdo sinjal të ndërhyrjeve nga elementë apo struktura politike, ata duhet të raportojnë.


Ai i paralajmëroi krerët e policisë që të mos mbyllin sytë përpara këtyre rasteve, pasi në të kundërt rrezikojnë karrierën e tyre.

“Besoj që këtë vit të fillojmë me një risi në pjesën e kontrollit të territorit. Diku nga mesi i vitit do të kemi shërbimin satelitor që do të na prodhojë gati përditë foto të pjesëve të territorit të Shqipërisë, në ato zona që janë edhe më sensitive. Mund të kemi një avantazh tjetër që do të na krijohet për shkak të kontrollit të përditshëm të territorit nga sateliti. Me shpresë gjithashtu që nga fundi i vitit të fillojë edhe monitorimi me dronët super-inteligjentë. Por besoj se me satelitë do të fillojë më shpejt.

Presionin politik për të mbyllur një sy apo për të toleruar diku e keni zero. Nga ministri apo kryeministri as që nuk diskutohet. Por çfarëdolloj sinjali sado të tërthortë që mund të merrni nga çdo faktor politik sado i lartë të jetë duhet ta refuzoni me forcë dhe të më bëni me dije mua drejtpërdrejt. Nëse i shkon nëpërmend njeriut të mbyllë një sy në lidhje me këtë gjë, do t’i shkatërrohet karriera. Dua që gjithsecili këtu ta kuptojë kështu siç e thashë unë. Ju lutem shumë të mos bëjë gabim njeri që të tolerojë apo mbyllë sytë. Ju jepet juve mundësia që të bëni një gjë të mirë për Shqipërinë. Dhe mbase nuk mund të ketë gjithnjë momente të tilla gjatë karrierës tuaj”, u shpreh ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

LAJMI KRYESOR: Çuçi e Nano-policëve: S’identifikohemi me kanabis, korrupsioni, shkatërrim karriere

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bledi çuçi gledis nano ministri i brendshëm bledi çuçi gledis nano ministri i brendshëm

Sondazh

Poll