Aktualitet

Hasanaj në burg për tritolin në shtëpinë e Dukës, avokati: Arleni ishte në shtëpi

29 Janar 2022, 09:45 Nga DOSJA
Hasanaj në burg për tritolin në shtëpinë e Dukës,

DURRËS – Gjykata e Durrësit caktoi masën “Arrest në burg” për 34-vjeçarin Arlen Hasanaj, i cili akuzohet për shpërthimin e një sasie tritoli në shtëpinë e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka. Ai u soll sot në gjykatë nën masa të rrepta sigurie. Procesi gjyqëor u zhvillua me dyer të mbyllura.

Pas përfundimit të seancës gjyqësore, avokati i Arlen Hasanajt, Ilia Ilia tregoi itinerarin e lëvizjes së klientit të tij paraditen e së hënës. Ai theksoi se në orën 22:03, kur kamerat e një lokali pranë shtëpisë së Armand Dukës fiksuan një person duke ndezur tritolin, klienti i tij ndodhej në banesë duke parkuar makinën e tij dhe të bashkëshortes. Me këtë alibi, avokati i tij se është e pamundur që një person të ndodhet në dy vende njëkohësisht. Gjithashtu, Ilia akuzoi prokurorinë dhe gjykatën e Durrësit se dëshirojnë qëllimisht për këtë ngjarje të dënojnë një person dhe se po u nënshtrohen interesave përtej ligjit.

Lidhur me pretendimet e policisë se Hasanaj është i dyshuari kryesor për tritolin në shtëpinë e Armand Dukës për shkak të një djegieje në dorë, përfaqësuesi i tij ligjor tha se kjo nuk është djegie, por dëmtim i shkaktuar nga diçka tjetër. Ai thotë se ekspertiza do ta vërtetojë këtë gjë.

Në fund, avokati Ilia Ilia theksoi se çështja e klientit të tij do të shkojë deri në fund në instancat e drejtësisë.

Çfarë ka ndodhur në FSHF?
Futbolli shqiptar po kalon një situatë të rrëmujshme gjatë ditëve të fundit pasi kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është angazhuar në pengimin e zgjedhjes së Dukës për herë të gjashtë në krye të FSHF. Kryetari i Bashkisë së Tiranës akuzon Dukën për korrupsion dhe shkatërrim të futbollit shqiptar. Ai u angazhua dhe në zgjedhjet e shoqatës rajonale të futbollit “Tirana”. Në një mbledhje me përfaqësues të shoqatave sportive të Tiranës, Veliaj ofendoi dhe trysnoi anëtarët me një fjalor banal, veçanërisht ndaj Sulejman Memës.

Krenar Alimehmeti u shpall kryetari i ri i SHRF “Tirana”. Kandidati Eduard Prodani akuzoi FSHF se manipuloi numrin e delegatëve. Pas zgjedhjeve në SHRF “Tirana”, Veliaj paditi në Prokurorinë e Tiranës sekretarin e FSHF Ilir Shulkun dhe sekretarin e SHRF “Tirana”.

Ndërkohë, organet tatimore dhe të inspektoriatit të ndërtimit e policisë bashkiake të Tiranës ushtruan kontrolle në bizneset e vëllezërve Duka dhe në zyrat e FSHF.

Prokuroria e Tiranës sekuestroi dosjen e asamblesë së SHRF “Tirana” për të verifikuar numrin e delegatëve dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Zgjedhjet në shoqatat rajonale të futbollit në Fier, Gjirokastër dhe Korçë janë kontestuar nga disa delegatë me pretendimin se po zgjidhen njerëzit e afërt të Armand Dukës.

Pas shpërthimit të tritolit në banesën e tij, Armand Duka tha se nuk do të garojë për postin e presidentit të FSHF nëse ngjarja e ndodhur ishte paralajmërim. Shpërthimi me eksploziv u dënua dhe nga organet ndërkombëtare të futbollit FIFA dhe UEFA.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Hasanaj në burg për tritolin në banesën e Dukës,avokati:Po parkonte makinën në 22:03

Tritoli në shtëpinë e presidentit të FSHF, arrest me burg për Arlen Hasanajn

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet arlen hasanaj erion veliaj tritol ne shtepine e armand dukes arrestohet arlen hasanaj erion veliaj tritol ne shtepine e armand dukes

Sondazh

Poll