Aktualitet

Dosja.al ‘pre’ e SULMEVE! Probleme me aksesin në lajme

29 Janar 2022, 11:52 Nga DOSJA
Dosja.al ‘pre’ e SULMEVE! Probleme me aksesin në lajme

TIRANË- Dosja.al ka rënë pre e sulmeve kibernetike. Prej ditës së hënë, 24 Janar, Dosja.al dhe portale të tjera në vend kanë pësuar probleme në aksesin e medias për shkak të “goditjeve” që vinin në drejtim të medias tonë. Pikërisht për shkak të këtyre sulmeve, faqja kërkon shumë kohë për t’u hapur e në disa ndodh që nuk mund të aksesohet në asnjë informacion që publikohet.

Ky problem teknik është vënë re edhe nga ndjekësit, të cilët komentojnë lidhur me situatën e medias, ankesa të cilat qëndrojnë. Kështu që njoftojmë se aktualisht Dosja.al është duke punuar me ekspertët e IT për të rregulluar faqen dhe për të siguruar mbrojtjen që vjen nga sulmet e shumta. 

Vështirësia për aksesimin në portal dhe që lexuesit tanë të informohen mbi ngjarjet aktuale në vend e jo vetëm, ka nisur pas publikimit të përgjimit skandaloz të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt në mbledhjen me Shoqatat Sportive në Tiranë. Dosja.al ishte ndër portalet e para që bëri publikimin e audios, e më pas dhe mediat e tjera që akutalisht po ‘vuajnë’ për akses në faqe.  Lapsi.al, Syri.net dhe SportEkspress janë mediat e tjera që po ashtu kanë probleme me aksesin në faqet e tyre. Mesa duket qëllimi është sulmi për të zhdukur nga çdo motor kërkimi i mundëshëm, audion e Veliajt. 

Faleminderit për durimin! Shumë shpejt rregullohet gjithçka! 

AUDIO MUND TA DËGJONI MË POSHTË:

AUDIO+18! Veliaj s’përmbahet, shthur gojën e s’njeh limite: Ne kemi b**e prej hekuri

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet sulmohet dosja.al sulmohet dosja.al

Sondazh

Poll