Aktualitet

Ngricat mbulojnë rrugët e Pukës, autoritetet thirrje shoferëve

29 Janar 2022, 12:14 Nga DOSJA
Ngricat mbulojnë rrugët e Pukës, autoritetet thirrje

PUKË – Rënia e konsiderueshme e temperaturave ka shkaktuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve në Pukë. Akset rrugore Pukë-Fushë Arrëz, rrugët e Iballës dhe Fierzës, aksi Fushë Arrëz-Qafë Shllak ka ngrica për shkak të temperaturave shumë të ulëta.

Autoritet lokale u kërkojnë drejtuesve të makinave që të kenë kujdes në këto akse duke përdorur zinxhirët në goma.

Aktualisht është hedhur kripë në këto akse rrugore dhe pritet dhe ndërhyrja e kompanive të tjera për të garantuar qarkullimin pa problem të automjeteve në këto rrugë.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti ne shqiperi moti ne shqiperi

Sondazh

Poll