Aktualitet

“Jap 100 mijë euro, na mbron shefi”/ Përgjimet, prapaskenat e atentatit ndaj Vuçiç

29 Janar 2022, 11:46 Nga DOSJA
“Jap 100 mijë euro, na mbron shefi”/ Përgjimet,

BEOGRAD– Europoli ka përgjuar një bisedë të një prej krerëve të bandës së E-së ka përgjuar një bisedë në të cilën kreu i bandës “Kavaç”, Radoje Zvicer ka bërë për të eliminuar presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Mediat vendase kanë bërë me dije se ai u ka thënë bashkëpunëtorëve të tij se është gati të paguajë aq sa duhet për të “qepur Vuçiçin”!

Duke përmendur kodet, ai përmend edhe faktin se “shefi do t’i mbështesë politikisht dhe që është në kontakt me shërbimet perëndimore”. Në përgjime, ai shprehet se është gati të paguajë 100 milionë dollarë për vrasjen e presidentit serb. Biseda është përgjuar në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa plani pritej që të realizohej në muajin shkurt.

“Paratë nuk janë problem! Paguaj aq sa duhet për të “qepur” Vuçiçin. Edhe shefi tha se do të na mbështeste politikisht,”-flet Zvicer me një burrë që ka pseudonimin “Debeli”. Madje e siguronte që do të paguante 100 milionë dollarë për kokën e Vuçiç.

Sipas tij, hetimi dyshon se mbrojtësi politik i përmendur nga Zvicer është në të vërtetë presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, por ende nuk ka prova konkrete.

Alarmi për autoritetet serbe u dha nga vetë Europol më janar, ndërsa lajmin e bëri publik, ministri Aleksandër Vulin, i cili nuk u kursye dhe me deklaratat politike. Ai shtoi se për vrasjen e kreut të shtetit do të paguhej një “hitman” çeçen, që do të përdorte si mjet një snajper. Ndërkohë është ende e paqartë koha se kur do të qëllohej mbi presidentin, i cili disa herë është vënë në shënjestër për t’u vrarë.

Marrë nga Alo!

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore rajoni aleksander vucic radoje zvicer aleksander vucic radoje zvicer

Sondazh

Poll