Aktualitet

Tritoli në shtëpinë e presidentit të FSHF, arrest me burg për Arlen Hasanajn

29 Janar 2022, 11:29 Nga DOSJA
Tritoli në shtëpinë e presidentit të FSHF, arrest me burg

DURRËS – 34-vjeçari Arlen Hasanaj do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve lidhur me shpërthimin me eksploziv të banesës së presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka. Seanca e sotme gjyqësore në Gjykatën e Durrësit është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe nën masa të rrepta sigurie. Hasanaj pretendon se në momentin e shpërthimit ka qenë në shtëpinë e tij dhe sapo ishte kthyer nga një qendër tregtare.

Policia pretendon se në njërën dorë të tij është gjetur shenjë djegiejeje.

Shpërthimi me tritol në shtëpinë e Armand Dukës ndodhi në momentin kritik të konfliktit midis tij dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj lidhut me zgjedhjet në shoqatat rajonale të futbollit dhe FSHF. Veliaj ka kërcënuar se do ta padisë Dukën për korrupsion gjatë 20 viteve në krye të FSHF.

LAJMI KRYESOR: Hasanaj në burg për tritolin në shtëpinë e Dukës, avokati: Arleni ishte në shtëpi

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arlen hasanaj tritol ne shtepine e armand dukes arlen hasanaj tritol ne shtepine e armand dukes

Sondazh

Poll