Aktualitet

Tritoli në Ranën e Hedhun në 2020, Prokuroria e Lezhës shpall dy të pandehur

29 Janar 2022, 10:23 Nga DOSJA
Tritoli në Ranën e Hedhun në 2020, Prokuroria e Lezhës

LEZHË – Angli Stafuka dhe Erald Pajtani janë shpallur të pandehur nga Prokurori e Lezhës lidhur me shpërthimin me tritol të një ndërtese të biznesmenit Liman Gjoka në nëntor 2020 në zonën Rana e Hedhun.

Prokurorët mbyllën hetimet dhe dosja i është dërguar Gjykatës së Lezhës për të nisur procesin gjyqësor ndaj dy banorëve nga Fushë-Kruja. Ndaj tyre rëndojnë akuzat “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake”. Stafuka dhe Pajtani i mohojnë akuzat e ngritura nga organi i akuzës në Lezhë, por pamjet filmike dhe përgjimet telefonike provuan se të dy kanë bashkëpunuar në vendosjen e sasisë së eksplozivit në ndërtesën e Liman Gjokas në zonën e Ranës së Hedhun.

Dy herë është vendosur tritol në ndërtesën e sipërpërmendur gjatë periudhës nëntor-dhjetor 2020. Shpërthimi i dytë ende nuk është zbuluar nga organet e drejtësisë. Shkak i këtyre ngjarjeve mendohet se janë mosmarrëveshjet për çështjen e pronësisë në zonën e Ranës së Hedhun.

(d.v/dosja.al)

 

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet angli stafuka erald pajtani liman gjoka shperthim me tritol angli stafuka erald pajtani liman gjoka shperthim me tritol

Sondazh

Poll