Aktualitet

Zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, LSI dërgon në KQZ shkresën për regjistrim

28 Janar 2022, 11:27 Nga DOSJA

TIRANË– Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar zyrtarisht në KQZ kërkesën për tu regjistruar si subjekt politik në zgjedhjet e 6 Marsit. Për zgjedhjet e 6 Marsit, janë regjistruar më herët dhe Partia Socialiste dhe ajo Demokratike.

Zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit do të mbahen për bashkitë Durrës, Rrogozhinë, Lushnjë, Vorë, Shkodër dhe Dibër, ndërkohë që ende nuk dihet nëse LSI do të dalë me kandidatë më vete, apo do të dalë me një koalicion të përbashkët.

Fushata elektorale për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashkitë vendit që do të mbahen më 6 mars do të nisë më 19 shkurt. Ky ishte vendimi që u miratua ditë më parë pas propozimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi. Kandidatët do të kenë vetëm 14 ditë kohë për fushatën e tyre.

Cilat bashki janë pa kryetar?

Për momentin Shkodra është drejtohet nga një kryetare me mandat të përfunduar kushtetues, Voltana Ademi, e cila u rikthye në detyrë pas largimit të Valdrin Pjetrit. Dibra mbeti pa kryetar bashkia pasi Dionis Imeraj dha dorëheqjen. Durrësi ka Emirjana Sakon, pasi Valbona Sako u largua nga pozicioni i saj si kryebashkiake pas një gafe që bëri pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Kryebashkiaku Haxhi Memolla u nda nga jeta dhe për pasojë në krye të bashkisë së Rrogozhinës u komandua Edison Memolla. Lushnja pasi kryebashkiaku Fatos Tushe u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 zgjedhjet e pjesshme lokale zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 zgjedhjet e pjesshme lokale

Sondazh

Poll