Aktualitet

Pako me minë në Elbasan?Pas më shumë se një ore, alarmi rezulton pajisje elektronike

28 Janar 2022, 09:23 Nga DOSJA
Pako me minë në Elbasan?Pas më shumë se një ore, alarmi

ELBASAN – Një alarm për minë me sahat mbajti në ankth për më shumë se një orë banorët e qytetit të Elbasanit. Rreth orës 10:30, një telefonatë në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit dha alarmin se një pako e dyshimtë bombe ishte vendosur brenda një koshi mbeturinash pranë poliklinikës së qytetit.

Fillimisht, policia dhe forcat zjarrfikëse rrethuan zonën dhe evakuan banorët që ndodheshin aty. Paraprakisht, u dha informacion se pakoja përmbante një minë me kronometër. Pas më shumë se një ore, policia ia kaloi kompetencën sektorit xhenier.

Një punonjës i këtij sektori kontrolloi koshin e mbeturinave dhe konstatoi se brenda pakos ishte një pajisje elektronike.

Më pas, i gjithë rrethimi u hoq dhe gjendja u kthye në normalitet.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

VD/ Merr fund ankthi në Elbasan, alarmi për bombë…FALS!

VD/ Mina me kronometër në Elbasan,oficeri i xhenios kontrollojnë koshin dhe largohen

Rrethohet Elbasani, pritet të shpërthejë mina me kronometër

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet alarm per bombe elbasani lende shperthyese alarm per bombe elbasani lende shperthyese

Sondazh

Poll