Aktualitet

Meta: Paralajmëroj koalicionin Bravo-Brava, do recitoj poezinë e shefit të “Ina-Ina”

28 Janar 2022, 09:47 Nga DOSJA
Meta: Paralajmëroj koalicionin Bravo-Brava, do recitoj poezinë e

TIRANË- Presidenti Ilir Meta, sulmoi gjatë konferencës së gazetarëe kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha duke i etiketuar me togfjalëshin “Bravo-Brava”. Meta tha i paralajmëroi që të kishin kujdes sepse do të ballafaqoheshin me të. Ndërsa shtoi se ballafaqimi i parë do të ishte jo më larg se një vit më vonë në zgjedhjet e rregullta vendore.


Shoh një dëshirë të madhe për të më përfshirë në një garë. Unë nuk kam mundësi as të otoj në këto zgjedhje si qytetar sepse i takoj bashkisë së Tiranës. Por siç do marrë fund koha e gallatave me financat dhe borxhin për të blerë profesionalizmin tuaj përmes presioneve të përdorura ndaj pronarëve, sepse e keni dëgjuar togfjalëshin “të kontrollojmë edhe ishullin e fundit”. Prandaj edhe shumë biznesmenë seriozë po largohen nga Shqipëria. Kështu do përfundojë edhe koha e ndeshjeve të shitura pa filluar Unë nuk kam qenë në asnjë garë, por meqenëse duan të më përfshijnë me pahir. Po i paralajmëroj me qetësi se janë shqetësuar për poezitë e mia. Unë do marr pjesë në gareë, të bëhen gati se pas ballafaqimit të parë i cili do jetë më e largëta në një vit që janë zgjedhjet vendore, koalicioni “Bravo Brava” që ka 8 vite që qeverisë në Shqipëri dhe e di teatër politikën, do i recitoj një poezi që e ka bërë vetë shefi i koalicionit “Bravo Brava”. Ua thashë dhe po ua përsëris, poezinë e shefit të koalicionit bravo-brava, ina-ina, do ta dëgjojnë brenda pak kohësh, të kenë kujdes, se nuk ka borxh që nuk paguhet.’-tha Meta.

LAJMIKRYESOR: Meta: Rrezikojmë krizë!Do i vijë fundi koalicionit ‘bravo-brava’, do u recitoj poezi

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ilir meta meta me gazetaret 28 janar 2022 ilir meta meta me gazetaret 28 janar 2022

Sondazh

Poll