Aktualitet

‘Do vritet E.A’/ Komisioni i Rithemelimit padit në SPAK Spartak Brahon për shpifje

28 Janar 2022, 10:31 Nga DOSJA

TIRANË– Komisioni i Rithemelimit ka paditur në SPAK, ish-deputetin e Partisë Socialiste, Spartak Brahon për shpifje. Kjo padi, ka lidhje me deklaratën e bërë nga Braho se në datën 8 janar në protestën para selisë blu do të vritej deputeti “Enkelejd Alibeaj”.

Me anë të asaj deklarate, Braho ngjalli reagime të shumta, madje vetë ai ka pohuar në një intervistë se deputetë të tjerë e kishin marrë në telefon për tu siguruar nëse ishin ata që do të vriteshin.

Spartak Braho paralajmëroi në 7 janar se një deputeti të Partisë Demokratike me inicialet E.A. rrezikohej të vritej në protestën e një ditë më pas në selinë blu, iniciale që përkonin me emrin e Enkelejd Alibeajt. Megjithatë fatmirërisht skenari i paralajmëruar nga Braho nuk rezultoi i vërtetë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike komisioni i rithemelimit spartak braho komisioni i rithemelimit spartak braho

Sondazh

Poll