Sport

Dusan Vlahovic, ëndrra “Juventus” një realitet në ditëlindjen e tij, sot 22 vjeç!

28 Janar 2022, 06:08 Nga DOSJA

ITALI – Ai është ‘hiti’ më i shtrenjtë në tregun italian dhe i treti më i shtrenjtë në Europë, në mesin e transfertave të dimrit. Në këto orë, Dushan Vlahovic do të bëhet lojtari më i ri i Juventusit, për një total prej 75 milionë eurosh, duke u larguar nga Fiorentina 4 vite pas zbarkimit të tij.

I veshur me ngjyrë vjollce në shkurt 2018 pas ardhjes nga Partizani i Beogradit për pak më pak se 2 milionë euro, sulmuesi serb fillimisht provoi lojërat dhe golat e Primaverës për të mbërritur shpejt te ekipi i parë.

Forca, fuqia, karakteri dhe një ritëm i jashtëzakonshëm para portës, i bindën bardhezinjtë të Torinos të bëjnë investimin, me gjithë respektin për Fiorentinën dhe përpjekjet e saj të panumërta për të rinovuar kontratën.

Debutimi në Serie A daton më 25 shtator 2018 dhe që nga ai moment kanë mbërritur ndeshjet sporadike, në një dualizëm fillestar me Kouame, qëndroi për muaj në stol me Iachinin, për të kaluar titullar me ardhjen e Cesare Prandellit.

Pjesa tjetër, më pas, u bë nga Vincenzo Italiano, me 17 gola në pjesën e parë të 2021/2022. Në total do të ketë 44 gola në 98 ndeshje, shifra që e çuan Juventusin të bëjë gjithçka për të në janar. Sot, Dushan Vlahovic ka ditëlindjen, mbush 22 vjeç.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport aksionet e juventusit dushan vlahovic larguar nga fiorentina lojtari më i ri i juventusit për dushan vlahovic aksionet e juventusit dushan vlahovic larguar nga fiorentina lojtari më i ri i juventusit për dushan vlahovic

Sondazh

Poll