Aktualitet

“I kam falur të gjithë”, Dom Gjergj Simoni, kleriku që i mbijetoi komunizmit

28 Janar 2022, 08:29 Nga DOSJA
“I kam falur të gjithë”, Dom Gjergj Simoni, kleriku

SHKODËR – Kleriku Dom Gjergj Simoni, i cili ndërroi sot jetë në moshën 89-vjeçare ishte meshtari i parë nga Shqipëria që u shugurua nga Vatikani. Ai vuajti dënimet të gjata gjatës komunizmit.

Dom Gjergj Simoni lindi në 8 dhjetor 1933 në qytetin e Shkodrës. Së bashku me vëllain e tij, Zefin morën mësimet e para për fenë katolike nga Dom Mark Harapi dhe dhe Padër Aleks Baqli. Për shkak të diktaturës komuniste, ai u caktua në mënyrë të fshehtë meshtar në Arqipeshkvinë e Shkodrës.

Ai punoi në Hidrocentralin e Vaut të Dejës. Dom Gjergj Simoni vuajti për shumë vite dënimet në burgje nga regjimi diktatorial komunist. Kleriku katolik i kreu vitet e burgut në Spaç, Qafë Bari dhe Ballsh.

“Unë i kam falur të gjithë. Kundra së keqes përherë fitoj. Pyetja a po ndodh mjaftueshëm apo po ndodh 100%? Është jo. Unë them se ka parandalim sepse njerëzit duke e ditur që do verifikohen, nuk synojnë pozicione të larta nëse kanë çështje me sigurimin e shtetit”, shprehej Dom Gjergji kur u njoh me dosjen e tij të hapur nga ish-Sigurimi i Shtetit”.

Në kohën e pluralizmit, ai botoi shumë vepra. Ai është ndër meshtarët e parë që u shugurua nga Vatikani.

LEXO DHE KËTË:

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare Dom Gjergj Simoni

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet vdes dom gjergj simoni vdes dom gjergj simoni

Sondazh

Poll