Aktualitet

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare Dom Gjergj Simoni

28 Janar 2022, 08:17 Nga DOSJA
E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare Dom

TIRANË– Dom Gjergj Simoni është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare. Për shumë vite Dom Gjergj Simoni vuajti në burgjet e komunizmit bashkë me një pjesë të konsiderueshme të martirëve. Nuk dihet nëse kleriku vuante nga ndonjë sëmundje.

Kleriku është autor i shumë botimeve ndërsa pak kohë para se të ndahej nga jeta u njoh edhe me dosjen e Sigurimit të Shtetit. Pas më shumë se 30 vitesh nga lirimi i tij nga burgu, Autoriteti i Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit i dorëzoi Dom Gjergj Simonit dosjen mbi dënimin e tij nga regjimi monist. Dom Gjergj Simoni në hetuesi por edhe në sallën e gjyqit deklaroi në atë kohë me guxim se udhëheqja komuniste ishte tradhtare e kombit.

Në fillim vitet 90 dom Gjergj Simoni është nder meshtarët e pare që u shugurua nga Vatikani dhe filloi shërbesat në disa famulli.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet don gjergj simoni vdes dom gjergj simoni don gjergj simoni vdes dom gjergj simoni

Sondazh

Poll