Aktualitet

I treti brenda muajit, gjendet i pajetë një person në Sarandë

28 Janar 2022, 09:53 Nga DOSJA
I treti brenda muajit, gjendet i pajetë një person në

SARANDË– Një person i pajetë është gjetur ditën e sotme në fshatin Çukë të Sarandës. Mësohet se ka ndërruar jetë Andrea Capo, 80-vjeçari i cili është gjetur i pajetë nga fqinjët e tij. Viktima jetonte vetëm sepse fëmijët i kishte jashtë shtetit, ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë 2-3 orë para se të gjendej pa frymë.

Policia nuk ka konstatuar gjurmë dhune në trupin e tij, megjithatë pritet të bëhet ekspertiza e nevojshme për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Me këtë ngjarje, shkon në tre numri i personave të moshuar nga ky fshat që janë gjetur të pajetë në banesat e tyre.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet andrea capo person i vdekur ne sarande sarande andrea capo person i vdekur ne sarande sarande

Sondazh

Poll