Aktualitet

Fabrikë 200 m larg ujësjellësit, banorët e Dushajt ngrihen në protestë

28 Janar 2022, 08:53 Nga DOSJA
Fabrikë 200 m larg ujësjellësit, banorët e Dushajt ngrihen

TROPOJË – Banorët e Dushajt në Tropojë janë ngritur në protestë kundër ngritjes së një fabrike asfalto-betoni në zonën ku ata banojnë. Ata u kanë dërguar peticion autoriteteve shtetërore për të mos lejuar ndërtimin e kësaj fabrike me pretendim se ajo rrezikon shëndetin e tyre.

Bashkia e Tropojës shpronësoi dje 0.4 ha sipërfaqe pyjore për të garantuar ngritjen e fabrikës. Ajo do të ndërtohet 200 m larg ujësjellësit të zonës.

“Ajo nuk është më larg se 100 metra nga rruga kryesore. Kemi bërë peticione në këshillin bashkiak, dhe ata nuk e kanë marrë parasysh fare shqetësimin tonë. Nuk është e mirë kjo, është miratuar dje në Këshillin Bashkiak për tu ndërtuar. Janë mbi 300 firma banorësh që nuk janë dakord me ndërtimin e këtij objekti.

Ka vende sa të duash në Tropojë, që nuk bën dëm, nuk ka pse të ndërtohet aty. I kanë pasur firmat e vulat e kryepleqve të katër fshatrave, ne jemi të vendosur që të protestojmë kundër ndërtimit të kësaj fabrike”, shprehen banorët e Dushajt.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bashkia e tropojes bashkia e tropojes

Sondazh

Poll