Aktualitet

Sulmet ndaj portaleve! Thirrja e Safe Journalist, Meta: Meriton përgjigje ligjore

28 Janar 2022, 08:37 Nga DOSJA
Sulmet ndaj portaleve! Thirrja e Safe Journalist, Meta: Meriton përgjigje

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar për sulmet kibernetike ndaj sistemeve të mediave në Shqipëri, përfshirë dhe Dosja.al. Meta e ka konsideruar këtë si një “model të neveritshëm” që përdorej kundër atyre mediave që kritikonin qeverinë dhe bashkinë e Tiranës. Teksa ka ndarë thirrjen e rrjetit “Safe Journalists” të cilët kanë kërkuar hetim të thelluar për të zbuluar se kush qëndron pas sulmit të portaleve që u është bërë ditët e fundit ndaj Dosja.al Lapsi, Syri e Sport Ekspres, Meta shtoi se këto lloj sjelljesh ndaj medias meritonin ndëshkim ligjor dhe më poshtë solli në vëmendje edhe raportet ndërkombëtare për lirinë e medias në Shqipëri.

POSTIMI:

Ç’ka ndodhur me portalet?

Që prej ditës së hënë, ditë kur edhe njohur dritën e publikimit përgjimi skandaloz i kryebashkiakut Eriona Veliaj në mbledhjen me Shoqatat Sportive të Tiranë, Dosja.al mori sulmet e para. Asgjë nuk funksiononte dhe grupi i ekspertëve të IT-së që kujdesen për portalin e Dosja.al dolën në përfundimit së bëhej fjalë për sulme kibernetike. Nuk vonoi shumë dhe të njëjtat probleme nisën të kishin edhe portale të tjera, si Lapsi.al, Syri.net dhe SportEkspress. Qëllimi sigurisht rezulton të jetë fshirja e audios që përveç fjalorit vulgar të Veliajt, nxirrtë në pah dhe kontrollin e SPAK nga ana e Partisë Socialiste.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore ilir meta sulmohen portalet sulmohet dosja.al ilir meta sulmohen portalet sulmohet dosja.al

Sondazh

Poll