Aktualitet

I akuzuar për shpërdorim detyre, Gjykata e Lartë i refuzon rekursin Thoma Gëllçit

28 Janar 2022, 08:41 Nga DOSJA
I akuzuar për shpërdorim detyre, Gjykata e Lartë i refuzon

TIRANË – Gjykata e Lartë i refuzon rekursin ish-drejtorit të RTSH Thoma Gëllëcci. Ai do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve. Edhe më herët ai ka kërkuar lirimin nga burgu, por gjykatat sërish i kanë hedhur poshtë kërkesat e tij.

Gëllçi ra në pranga bashkë me 3 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit, të identifikuar si: Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj.

Tre anëtarët akuzohen nga SPAK për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, ndërsa Gëllçi akuzohet për shpërdorim detyre se ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi.

Në tenderin për blerjen e pajisjeve të ndryshme që duheshin përdorur në kanalin televiziv, ishin dy kompani EURO contact dhe një kompani tjetër. Anëtarët e KVO kanë shpallur një kompani fituese edhe pse kishte ofertë 20 mln më të lartë. Të dyja kompanitë kanë pasur parregullsi në dokumentacion dhe duheshin skualifikuar.

(d.v/dosja.al)

 

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestimi i thoma gellçit arrestimi i thoma gellçit

Sondazh

Poll