Politike

Raportet e korrupsionit, Rama: S’më interesojnë, janë indeks

27 Janar 2022, 20:31 Nga DOSJA
Raportet e korrupsionit, Rama: S’më interesojnë, janë

TIRANË– Për kryeministrin Edi Rama nuk kanë aspak rëndësi raportotet e publikuara që tregojnë se niveli i korrupsionit në Shqipëri është i lartë. I ftuar në “Open”, Rama u pyet për raportin e Transparency International. Ai tha se i gjithë raporti është i bazuar në indekse e se nuk i intereson fare që t’i shohë. 

“Për Transparency International, nuk ka raport por një indeks. Nuk dua ti hy diskutimit por po të dëgjosh shpjegimet që jepen, nuk e di si lidhen me korrupsionin. Unë nuk e pranoj kurrë që në të gjithë këtë transformim rrënjësor me shërbimet online, nuk paska ndryshuar asgjë, një pikë më shumë, si dikur që rrinin në radhë. Këtu është e rëndësishme se çfarë bëjmë neve realisht. Shqipëria është me numrin më të ulët të vjedhjeve në Europë dhe me konsumin më të lartë të frutave siç ka që Shqipëria ka shpenzimet më të mëdha në cash që nuk është e mirë. Këto janë raporte të Eurostat. Nuk më interesojnë fare, i shoh me shumë rezervë, merret një perceptim por nuk më interesojnë. Unë shikoj raportet e BE. Dhe ato të Bankës Botërore,”_ tha Rama. 

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll