Politike

Shpallja non grata, Berisha: Kam bindjen se SHBA do ta korrigjojë gabimin  

27 Janar 2022, 22:46 Nga DOSJA
Shpallja non grata, Berisha: Kam bindjen se SHBA do ta korrigjojë

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka ritheksuar se deklarimi non grata nga ana e SHBA-së është i bazuar në shpifje. I ftuar në emisonin Opinion në Tv Klan, Berisha ka deklaruar se kjo është veper e George Soros, për të cilin deklaroi se nëse PD-ja do të vijë në pushtet, ai do të shpallet non grata në Shqipëri nga Sali Berisha. Berisha në fjalën e tij, gjithashtu ka deklaruar se SHBA-ja do e korrigjojë gabimin e saj njësoi siç bëri me 4 ministrat turq.

“Deklarimi non grata i Berishës i bazuar në shpifje. Për këtë kam hedhur në gjyq në Paris sekretarin e shtetit, Blinken. Ky është rasti i dytë në histori. E kam bërë me keqardhje dhe dhimbje të madhe. Ke pak njerëz që kanë hyrë sa unë në atë zyrë. Është vepër e George Soros. Po erdhi PD në pushtet, Soros shpallet non grata nga Sali Berisha.

Kam bindjen e thellë se Amerika korrigjon gabimet. Është meritë e saj. 10 ditë më parë, ambasadorja Kim iu tha shqiptarëve se nga 200 vetë zero heqje ka pasur. Kur mediat pas një ore i publikuan emrat e hequr nga lista, 4 ministra turq. Unë di shumë të tjerë. Si ka ndodhur, për dy arsye, ka ndërruar administrata dhe administrata që ka ardhur ka gjetur që ka qenë vepër e zezë e George Soros. Ka ndodhur me të tjerë, sepse është respektuar vullneti i popullit. Në qoftë se shqiptarët votojnë, kam besimin më të madh se ata që thonë fakte kemi po nuk i themi…është një botuar një libër aty, është bestseller…

Këto i thotë kongresmeni në Komisionin e Jashtëm të Kongresit Amerikan që i tha vendimi juaj vjen nga hiçi dhe e keni nën ndikimin e Soros. Ka pasur vendime zyrtare dhe janë hequr. Këta që thonë fakte kemi por nuk i themi, çfarë tha drejtori në detyrë i shërbimeve inteligjente, nuk ka asgjë. Tha që Blinken ka funksionuar si agjent i Soros në Ballkan. Asnjë deklaratë nuk zëvendëson faktet. Faktet janë të vërteta. Një fakt të vetëm, në qoftë se publikohet Sali Berisha merr çdo vendim”, tha Berisha.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike george soros sali berisha george soros sali berisha

Sondazh

Poll