Politike

U vonua policia më 8 Janar, Rama: Ka pasur ditën më të bukur se si veproi për mua

27 Janar 2022, 21:25 Nga DOSJA
U vonua policia më 8 Janar, Rama: Ka pasur ditën më të bukur

TIRANË– Për kryeministrin Edi Rama ka qenë ditamë e bukur e Policisë së Shtetit, 8 janari, dita kur u zhvilluar protesta e dhunshme në selinë e Partisë Demokratike. I ftuar në “Open”, Rama u pyet nëse efektivët kanë shkuar me vonesë tek selia lu dhe tha se atë gjë e dinë vetëm drejtuesit e uniformave blu.

Kreu i qeverisë shtoi më tej se si kryedemokrati Lulzim Basha, edhe ish-kryeministri Sali Berisha janë dy të vdekur të pakallur për të. 

“Këtë e dinë drejtuesit e policinë, as unë, as ti. Policia ka qenë në ditën më të vështirë sepse nuk dinin se si të ndërhynte në një sherr që mund të përfundonte në gjak. Një palë tha nuk kishte derë të blinduar, tjetri tha që nuk kishte xham të thyer. Këta janë dy të marrë. Policia ka qenë në ditën më të vështirë dhe ka pasur ditën më të bukur se si veproi për mua. Ata janë dy të vdekur të pakallur që nuk u duhen as dreqit e as shejtanit e jo më demokratëve,”- tha Rama ndër të tjera. 

(Fm.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll