Politike

Rama: Nëse Franca s’bind Bullgarinë, do trokasim derë më derë për tu ndarë nga RMV

27 Janar 2022, 20:53 Nga DOSJA
Rama: Nëse Franca s’bind Bullgarinë, do trokasim derë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka lënë të hapur mundësinë e ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut për integrimin në Bashkimin Evropian. I ftuar në “Open”, Rama tha se nëse Franca nuk do të arrijë të bindë Bullgarinë për të hequr veto-n, atëherë do të shqyrtohet kjo mundësi.

“Sa i përket ndarjes me Maqedoninë e Veriut, ka shumë në dorë. Kemi pasur mundësinë të shkojmë në çdo derë e në çdo debat me europianët e të themi ç’punë kemi ne që na mbani bllokuar dhe politika që kemi sot që kemi pranuar të mos flasim, të mos pranojmë ndarje dhe të ecim paralelisht për arsye të një vendimmarrje të vendosur paralelisht. Në rast se Franca nuk e bind dot Bullgarinë për të hapur rrugë, është e arsyeshme të mendohet se do të ndryshojmë vijë dhe të trokasim derë më derë për të ndarë Shqipërinë nga Maqedonia. Është tjetër të kesh ndjesinë që në këtë pikë je bashkë me shqiptarët,”- tha Rama ndër të tjera. 

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll