Politike

Kushti i Erdogan për FETO-n, Rama: Kemi vepruar kur kemi parë persona problematikë

27 Janar 2022, 22:24 Nga DOSJA
Kushti i Erdogan për FETO-n, Rama: Kemi vepruar kur kemi parë persona

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk ka qëndruar me ‘duart e lidhura’ kundrejt uftës së gylenistëve. I ftuar në “Open”, Rama tha se sa herë që ka pare se ka ndonjë person problematik, shteti shqiptar ka vepruar. Kushtin e Predidentit të Turqisë, Recep Tayip Erdogan, Rama tha se e sheh si një paralajmërim.

Sipas tij, Erdogan po i tregon se atë që ka bërë FETO në një tjetër vend, mund ta bëjë edhe në Shqipëri. 

“Parakusht vëllazërie është t’i thuash mikut të vërtetën sado e hidhur të jetë ajo. Lidhet me thënien e një të vërtete mbi çështjen, jo parakusht vëllazërie. Duhet të bëni diçka e thotë vazhdimisht, ne e dëgjojmë me respekt dhe nuk kemi ndenjur me duar të lidhura. Kemi pasur persona problematik në raport me shtetin shqiptar dhe kemi vepruar. Qasja në fjalë do të thotë që kjo është një organizatë që atë që e bëri atje mund ta bëjë këtu. Ne nuk kemi pasur të dhëna. Por element të caktuar që nuk paraqiten në rregull në raport me legjislacionin, patjetër,”- tha Rama ndër të tjera. 

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll