Politike

Rama: S’jam më tifoz me Juventus, e kam tradhtuar me Interin, po flirtoj me Romën

27 Janar 2022, 22:28 Nga DOSJA
Rama: S’jam më tifoz me Juventus, e kam tradhtuar me Interin, po

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka braktisur edhe skuadrën e tij të preferuar, Juventus, me stemën e të cilës blinte edhe veshjet. I ftuar në “Open”, teksa komentonte përplasjen mes kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe Armand Dukës që kandidon për mandatin e gjashtë në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit, Kreu i Qeverisë bëri dhe batuta. 

Ai tha se Juventusin e ka tradhëtuar një herë me Interin, ndërsa këtë vit por i bën të njëjtën gjë, por me një tjetër skuadër. Me Romën. 

“Këtë vit jam me Romën. Juventusin e kam tradhëtuar vetëm një herë me Interin e Murinhos, këtë vit po flirtoj me Romën!”- tha Rama.

(F.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama inter juventus roma edi rama inter juventus roma

Sondazh

Poll