Politike

VD-Protesta para Kuvendit, Berisha: Duhet legalizim dhe pastaj urbanizim

27 Janar 2022, 10:28 Nga DOSJA
VD-Protesta para Kuvendit, Berisha: Duhet legalizim dhe pastaj urbanizim


Berisha: Para jush ishte drama jetësore, kanë 15-20 vite në banesa, por po u prishen. U prishën banesa nga qeveritare që dëshmojnë se hajnitë janë zhveshur nga çdoi ndjenjë njerëzore. Nuk mbështes barbarinë ndaj qytetarëve të tij por mbështes zhvillimin e qytetit. Ke detyrim të ulesh me qytetarët, qoftë zhvillues shtetërore, qoftë privatë. Përveç kësaj gjithçka që veprohet bëhet duke i dhënë ligjit fuqi prapavepruese. Të gjitha këto shtëpi janë ndërtuar para 2014, trajtohen me këtë ligj, legalizim dhe pastaj urbanizim. Por kjo nuk ndodh. Vetëm një shtet bandash mund të veprojë në këtë mënyrë. Ata që iu shembën shtëpitë për të ndërtuar kulla 30 katëshe. Në çdo vend, çdo pronar është i detyruar që të garantojë të njëjtën sipërfaqe banimi. Kjo është zgjidhja pa drama njerëzore. A mund të ndjejë gjë njerëzore ata që jetojnë në saraje, apo të tjerë në vila? U bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të solidarizohen me ta. Po mbrojnë një të drejtë ligjore dhe kushtetuese, po mbrojnë të drejtat e të gjithë qytetarëve të Tiranës. Ja edhe këtu do ngrihej parku i 4 hajdutëve. Pikërisht për këtë park, Lulzim Brava, në një akt të pashembullt hodhi gaz e helme, ndaj njerëzve që e kishin votuar. Paraja, hajnia të errëson sytë.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll